Moti sot

Pas temperaturave përvëluese, sot pritet freskim i lehtë

Pas temperaturave shumë të larta të ditëve të fundit, për sot parashikohet mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell.

Në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht priten kushte për mot të keq, me erë të fortë dhe paraqitje të breshrit.

Temperaturat do të ulen për disa gradë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor, e cila në disa vende herë pas here do të përforcohet.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 21°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 37°C.

Në Shkup, temperatura minimale do të zbresë deri në 21°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 36°C.

Gjatë fundjavës moti pritet të jetë kryesisht stabil, ndërsa temperaturat ditore do të shënojnë rritje.

Lajme te lidhura

spot_img