Zhytësit e ekspeditës ndërkombëtare “Vrello 2026” janë takuar me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas suksesit të arritur në eksplorimin e shpellës nënujore Vrello në kanionin e Matkës.
Ekipi ndërkombëtar arriti në 338 metra thellësi, duke tejkaluar me 51 metra kufirin e mëparshëm të eksploruar. Sipas klubit “Vrello”, kjo arritje shënon rekord të ri botëror në zhytjen në shpella.
Ekspedita u zhvillua nga 10 deri më 17 tetor, me pjesëmarrjen e 15 zhytësve nga Maqedonia e Veriut, Polonia dhe Italia. Zhytjen në këtë thellësi e realizoi polaku Bartlomiej Pitala, në një operacion që zgjati nëntë orë.
Gjatë eksplorimit u zbuluan edhe dy kanale të reja nënujore dhe mbi 150 metra korridore të paeksploruara më parë.



