Moti sot do të jetë me diell, me vranësira lokale të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 7 deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri në 30 gradë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 28 gradë.
Deri në fund të javës do të mbajë mot më i freskët dhe kryesisht me diell, me vranësira të vogla deri mesatare gjatë ditës. Të martën, në disa vende në pjesët veriore do të ketë kushte për reshje të përkohshme shiu. Deri të mërkurën do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa më pas era do ta ndryshojë drejtimin në juglindor.



