“Marrëveshja Kornizë e Ohrit është pjesë e historisë sonë të kohëve të fundit dhe realitetit politik dhe institucional të vendit. Sot, në përvjetorin e nënshkrimit të saj, është e rëndësishme ta shohim këtë dokument me pjekuri, me respekt për pikëpamjet e ndryshme që ekzistojnë në shoqëri dhe, mbi të gjitha, me përgjegjësi për të ardhmen”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski me rastin e 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Në një postim në Facebook, kryeministri thotë se “nuk duhet ta përshtatim historinë me politikën ditore, as nuk duhet të presim që të gjithë të kenë të njëjtin qëndrim ndaj ngjarjeve të së kaluarës”.



