BallinaLAJMEMaqedoniGjendet i vdekur drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini

Gjendet i vdekur drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini

Trupi i Lirim Hajredinit, drejtorit operativ të televizionit Alsat, është gjetur mëngjesin e sotëm pranë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Vendi është siguruar nga policia. Trupi pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.

Hajredini ka qenë për më shumë se 16 vjet drejtor operativ i televizionit kombëtar në gjuhën shqipe, Alsat. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Lajme te lidhura

spot_img