BallinaLAJMEMaqedoniMickoski: Nga Qeveria për komunat janë paraparë gjysmë miliardi euro për investime...

Mickoski: Nga Qeveria për komunat janë paraparë gjysmë miliardi euro për investime kapitale

“Mirëdita nga unë për të gjithë ju, mirëdita edhe për qytetarët.
Edhe një nga projektet që po përfundojnë dhe po lëshohen në funksion, në përdorim. Natyrisht që njeriu nuk mund të mos jetë i kënaqur kur bëni diçka të mirë dhe të dobishme për komunitetin. Po e shihni se tashmë ka edhe të rinj që e përdorin këtë objekt.

Kështu që, ja, unë dëshiroj që në periudhën në vijim të fillojmë edhe shumë projekte të tilla, si dhe t’i përfundojmë ato që kanë filluar, sepse të gjitha ato premtime që janë dhënë, duhet edhe të realizohen.
Kështu që, në atë drejtim është edhe ky projekt. Sa i përket Qeverisë, ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim së bashku me komunat në drejtim të përfundimit të projekteve të cilat, në thelb, u shpallën përmes dy programeve dhe dy thirrjeve nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, diku rreth 350 milionë euro, me të gjitha ato projekte të tjera që ministritë i financojnë përmes programeve të tjera, investimi i përgjithshëm i drejpërdrejt nga Qeveria për komunat për investime kapitale është rreth gjysmë miliardi euro.

Afërsisht, kjo është veprimtaria investuese që kjo Qeveri e ka realizuar gjatë këtyre pothuajse dy viteve që nga zgjedhja e saj, në bashkëpunim me komunat. Prandaj, do të vazhdojmë në këtë drejtim edhe në periudhën në vijim.”

Lajme te lidhura

spot_img