Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë së majmunëve në vend. Të dy pacientët janë referuar fillimisht nga Klinika e Sëmundjeve të Lëkurës si raste të dyshuara dhe pas analizave laboratorike me tre metoda të ndryshme, është konfirmuar prania e virusit.
Sipas ISHP-së, është aktivizuar menjëherë një plan reagimi ku janë njoftuar të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Klinikat përkatëse. Epidemiologët kanë nisur një anketë të hollësishme me pacientët për të identifikuar burimin e infeksionit dhe për të gjurmuar kontaktet e tyre.
Pacientët po ndiqen nga afër nga specialistët dhe janë nën trajtim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për qetësi, duke siguruar se janë marrë të gjitha masat sipas protokolleve ndërkombëtare.
Shtuar më 23.05.2025 16:28
Keni bërë plane për në plazh? Mësoni si parashikohet të jetë moti nesër, ja si do të lëvizin temperaturat
Ku gaboi PD më 11 maj? Klevis Balliu: Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitonte nëse zgjedhjet do të ishin normale
‘Shtëpi bari’ bashkë me bashkëshortin Elvis?! Reagon Belina Pupa: Ja e vërteta e akuzave në Australi
Berisha: Komuniteti ndërkombëtar paralajmëroi “vdekjen” e procesit zgjedhor 10 ditë para 11 majit, shteti aktual sipërmarrje e përbashkët me krimin
Mbollën dhjetëra bimë kanabis/ Media australiane: Belina Pupa përballet me drejtësinë, Elvis Pupa shpallet në kërkim

















