BallinaLAJMEMaqedoni„Komunalec“: Almir Dauti merr timonin e ndërmarrjes në Gostivar

„Komunalec“: Almir Dauti merr timonin e ndërmarrjes në Gostivar

Pas zhvillomeve të fundit Ndërmarrjen Publike „Komunalec“. Almir Dauti është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të ndërmarrjes, ndërsa vendimi tashmë ka hyrë në fuqi.

Dauti vjen nga vetë „Komunalec“, ku ka mbi 15 vite përvojë, duke e njohur nga afër funksionimin e ndërmarrjes, strukturën e saj dhe shërbimet që u ofrohen qytetarëve.

Emërimi i tij është i përkohshëm dhe do të zgjasë deri në përzgjedhjen dhe emërimin e drejtorit të ri, në përputhje me procedurat ligjore.

Por profili i Dautit nuk lidhet vetëm me sektorin komunal. Ai është i njohur edhe për angazhimin e tij në sport. Për disa vite ka qenë pjesë e KF Gostivarit, ndërsa ka pasur angazhim edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në periudhën e ardhshme, Dauti do të ketë përballë një nga detyrat më të rëndësishme të ndërmarrjes: garantimin e funksionimit të rregullt të shërbimeve komunale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Nga Komuna e Gostivarit presin bashkëpunim të mirë me menaxhmentin e ri, me theks te higjiena publike, mirëmbajtja dhe shërbimet komunale.

Emërimi i Dautit vjen në një periudhë të ndjeshme për „Komunalec“, ndërsa tani vëmendja kalon te puna e drejtimit të ri dhe rezultatet që do të sjellë në terren.

Lajme te lidhura

spot_img