Disa pjesë të Shkupit sot pa ujë dhe energji elektrike
Disa pjesë të Shkupit sot, më 29 korrik, do të mbeten pa furnizim me ujë dhe energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe të shpërndarjes së energjisë, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, duke iu referuar njoftimeve të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” dhe EVN Maqedoni.
Për shkak të lidhjes së rrjetit të vjetër me rrjetin e ri të ujësjellësit në kryqëzimin e rrugëve “Sofiska” dhe “Petar Draganov”, nga ora 09:30 pa ujë do të mbeten përdoruesit e rrugëve “Sofiska”, “Briselska”, “Njegosheva”, “Kopenhagenska”, “Petar Draganov” dhe “Gavril Lesnovski”.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e punimeve.
Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, në një gyp me diametër F200, në kryqëzimin e rrugës “Gjorçe Petrov” me bulevardin “Makedonska Vojska”, nga ora 07:40 pa ujë do të mbeten një pjesë e përdoruesve të rrugës “Gjorçe Petrov”, bulevardit “Makedonska Vojska” dhe rrugëve “Via Ignatia”, “Mice Kozar”, “Stobi”, “Aleksandar Muturkov”, “Krste Germov-Shakir” dhe një pjesë e rrugës “Shidska”.
Sipas njoftimit të EVN Maqedoni, pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të mbeten një pjesë e përdoruesve në rrugën për në Lisiçe e Poshtme, në zonën pranë objekteve “Trejd”, “Delta MKS” dhe “Pro Auto Market”.



