BallinaLAJMEMaqedoniIsh-ushtari i UÇK-së: Taravari, boll me justifikime, thuaje të vërtetën për ndarjen...

Ish-ushtari i UÇK-së: Taravari, boll me justifikime, thuaje të vërtetën për ndarjen nga VLEN

Në një status në rrjetet sociale, Tusha e quan arsyetimin e Taravarit një “përrallë” dhe e akuzon për ndarje të qëllimshme të shqiptarëve për interesa personale.

“Dole nga koalicioni VLEN sepse ‘kërkove lista të ndara për zgjedhjet lokale’? A ka ndonjë që e beson këtë përrallë?”, shkruan Tusha, duke shtuar se listat ndahen kur mungon besimi dhe kur bëhen pazare nën tavolinë.
Ai e akuzon Taravarin se me këtë veprim po dëmton bashkimin e shqiptarëve dhe i bën thirrje të dalë hapur para anëtarësisë dhe të sqarojë se me kë ka bërë pazare dhe çfarë i është premtuar në këmbim të ndarjes.

“Koha e lojërave mbaroi. Populli meriton të dijë të vërtetën!”, përfundon Tusha, duke theksuar se qëndron me ata që nuk e tradhtojnë besimin e popullit.

Lajme te lidhura

spot_img