Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot në orën 12 në mesditë. Kjo seancë është vazhdim i asaj që u mbajt të martën, ku nuk arriti të miratohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Në përgjigje të kësaj letre, presidentja ka cituar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K072/20, ku thuhet se strukturat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë që të mundësojnë, dhe jo të pengojnë, funksionimin e institucioneve të dala nga vota e qytetarëve.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk do ta votojnë raportin për verifikimin e mandatit të deputetit.
Abdixhiku deklaroi se nuk mund ta shkelin Kushtetutën.
“Qëndrim i pandryshueshëm, Nuk mund të votojmë një shkelje të Kushtetutës. Deputetet e LDK-së, nuk mund ta shkelin Kushtetutën. Logjikë e thjesht, nuk mund të jesh edhe deputet edhe ministër. Qëndrimi ynë mbetet i njëtë”, tha kreu i LDK-së.
Ndërkohë Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, deklaroi se i kanë numrat për formimin e Qeverisë, derisa tha se tashmë kanë edhe emrin e kryeparlamentarit.
Megjithatë, Rexhaj pohoi se i takon kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ta publikon emrin e kryeparlamentarit e po ashtu edhe përbërjen e kabinetit qeveritar.
“Kryeministri e ka emrin, atë do ta shpalos para qytetarëve. I takon atij, nuk kemi ndonjë marrëveshje me Nismën”, tha ai.



