Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se anëtarët e grupit punues për strategjinë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë pajtuar që diskutimet të mbeten konfidenciale.
Çitaku tha se fokusi duhet të jetë te puna konkrete dhe jo te deklaratat publike, derisa takimi i grupit punues po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Grupi punues, i udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është themeluar për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë.



