Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj avancimit të fundit të 26 nëpunësve në Doganën e Maqedonisë së Veriut , të gjithë me përkatësi maqedonase, pa asnjë shqiptar.
BDI rikujton se institucionet duhet të pasqyrojnë karakterin multietnik të shtetit dhe parimin kushtetues të përfaqësimit të barabartë.
Në vend të kësaj, po shohim kthim në struktura njëetnike dhe mohimin e realitetit shtetëror.
Nuk guxojmë lejojmë që shqiptarët të fshihen nga shteti.
Do të përdorim çdo mjet demokratik për të ndalur këtë monopol institucional dhe për ta rikthyer drejtësinë atje ku e meriton, te të gjithë qytetarët, njësoj.



