BallinaLAJMEIsh futbollisti i Fiorentinës, Seleste Pin gjendet i vdekur

Ish futbollisti i Fiorentinës, Seleste Pin gjendet i vdekur

Ish mbrojtësi i Fiorentinës, Seleste Pin ka vdekur në shtëpinë e tij dje në moshën 64 vjeçe.

Sipas “La Gazeta dello sport”, trupi i ish futbollistit u gjet në shtëpinë e tij në Firence nga një i afërm i tij i cili ka kontaktuar policinë.

Organet për zbatimin e ligjit po hetojnë rrethanat e vdekjes.

Pin luajti profesionalisht nga viti 1979 deri në vitin 1996. Ai ka luajtur për Peruxhën, Fiorentinën, Veronën dhe Sienën.

Ka luajtur gjithsej 263 ndeshje në Seria A dhe 136 ndeshje në Seria B.

Lajme te lidhura

spot_img