BallinaLAJMEBOTABesant: Të ardhurat nga doganat janë pothuajse 100 miliardë dollarë

Besant: Të ardhurat nga doganat janë pothuajse 100 miliardë dollarë

SHBA-ja ka mbledhur pothuaj 100 miliardë dollarë të ardhura nga dogana, njoftoi dje sekretari amerikan për financa, Skot Besant.

“Po i afrohemi shumës prej 100 miliardë dollarë. Mendoj se të ardhurat vjetore do të mund të arrijnë 300 miliardë dollarë”, tha Besant në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan, Foks Biznis, në pyetjen për nivelin aktual të të ardhurave nga doganat.

Besant paraprakisht potencoi mundësinë për arritjen e shumës prej 300 miliardë dollarë të ardhura deri nga fundi i vitit. Ende nuk është qartë për cilën periudhë ka menduar sekretari i financave i SHBA-së, kur e ka përmedur numrin prej pothuaj 100 miliardë dollarë. Besant theksoi se të ardhurat nga doganat janë rritur në qershor, pa saktësuar numër konktret.

Lajme te lidhura

spot_img