Piloti britanik i Ferrarit, Lewis Hamilton, ka pranuar se nuk e kupton si ia dalin pilotët e tjerë të Formula 1 të kombinojnë garat me jetën familjare.
– Po, është shumë e vështirë, sidomos në botën e sotme. I shikoj pilotët e tjerë dhe pyes veten si ia dalin. Disa kanë fëmijë, janë të martuar, disa kanë të dashura. Kam kaluar nëpër këtë kur isha në të 20-at e mia. Bëra një zgjedhje ndryshe – vendosa të shfrytëzoj maksimalisht kohën time në Formula 1, sepse është më e shkurtër nga sa mendojnë njerëzit. Nuk dua të kem pendesa apo të mendoj se do të duhej t’i kushtoja më shumë kohë garave. Në dhjetë vitet e fundit jam përqendruar vetëm në punën time. Kur ta mbyll karrierën, do të mund të bëj çfarë të dua. Do të mund t’i përkushtohem gjërave të tjera pa asnjë kufizim, – tha Hamilton në një intervistë për “RTBF”.
Lewis Hamilton, 40 vjeç, është shtatë herë kampion bote në Formula 1.



