Sot në Maqedoni pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me reshje lokale shiu herë pas here. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, e cila përgjatë Vardarit herë pas here do të jetë e fuqishme.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 8 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, me kushte për shi të dobët. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga veriu. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë.
Të dielën pasdite, në disa vende priten reshje të herëpashershme shiu. Në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në mes të javës priten reshje më të dendura, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.
Do të fryjë erë mesatare nga jugu, e cila herë pas here do të jetë e fuqishme.



