Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, po kalon një tjetër sezon të shkëlqyer, pas atij të kaluarit.
Vetëm se këtë herë, për herë të parë, po kontribuon edhe te Kombëtarja si titullar i padiskutueshëm.
UEFA komenton supergolin e Muçit, që i hapi rrugë fitores së Shqipërisë ndaj Finlandës. “Ernest Muçi e goditi aq ëmbël”, shkruan UEFA.
Në Turqi ndërkohë e kanë gjetur personin, që po e ndihmon edhe më shumë yllin kuqezi.
Bëhet fjalë për trajnerin Tomas Reis te Trabzonspori.
Trajneri gjerman regjistron 8 fitore dhe 1 humbje deri tani në Trabzon. Muçi bashkë me Salah janë padyshim lojtarët kyç në repartin ofensiv.
Merita kryesore ka edhe trajneri i mëparshëm i Trabzonsporit. Nëse nuk do të ishte besimi i Fatih Teke, potenciali i jashtëzakonshëm i pogradecarit nuk do të tregohej që në edicionin e kaluar.



