BallinaLAJMEBOTAGuteresh: Të drejtat e njeriut janë "nën sulm" në mbarë botën

Guteresh: Të drejtat e njeriut janë “nën sulm” në mbarë botën

Të drejtat e njeriut janë nën sulm në mbarë botën, paralajmëroi sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutereshi, duke përmendur shkelje të përhapura të së drejtës ndërkombëtare dhe vuajtjet e civilëve në konfliktet në Sudan, Gazë dhe Ukrainë.

“Sundimi i ligjit po tejkalohet nga sundimi i forcës – tha sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Gutereshi, në hapjen e seancës së Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

Ai theksoi se të drejtat e njeriut po shtypen qëllimisht dhe u bëri thirrje shteteve anëtare të traktateve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që të mos i shohin ato si një meny nga e cila mund të zgjedhin atë që u përshtatet.

Gutereshi mbrojti fuqimisht sistemin e të drejtave të njeriut të KB-së, i cili, sipas tij, ndodhet në gjendje mbijetese për shkak të shkurtimeve të buxhetit, sulmeve ndaj ekspertëve individualë dhe tërheqjes së SHBA-së nga një nga mekanizmat kryesorë në fushën e të drejtave universale.

“Nevojat humanitare kanë shpërthyer dhe financimi po shembet”, tha ai.

Zyra e të drejtave të njeriut e KB-së, ashtu si pjesë të tjera të organizatës, po përballet me një krizë serioze buxhetore pas vendimit të ShBA-së, donatori më i madh i KB-së, për shkurtimin e financimit.

Zëdhënësi i KB-së deklaroi se Uashingtoni në shkurt ka  paguar rreth 160 milionë dollarë, që është vetëm një pjesë e vogël  nga gjithsej më shumë se katër miliardë dollarë që ai shtet e ka ndaj organizatls botërore.

Lajme te lidhura

spot_img