BallinaLAJMEMaqedoniMickoski: Grubi nuk është i lirë si unë, unë kam pasaportë dhe...

Mickoski: Grubi nuk është i lirë si unë, unë kam pasaportë dhe mund të udhëtoj

“Nuk mund të them se Grubi është i lirë ashtu siç jam unë i lirë, sepse unë e kam pasaportën time dhe mund ta lëshoj edhe qytetin edhe shtetin”

Kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për përfundimin e masës së arrestit shtëpiak të ish zëvendës-kryeministrit Artan Grubi. Mickoski sqaroi se pas 60 ditëve, obligim ligjor është që gjykata ta ndërpresë masën e arrestit shtëpiak dhe të caktojë masa të tjera për sigurinë e të dyshuarit, si marrja e pasaportës. Ai duke folur për pritjen e organizuar të Grubit tha se shfaqjet e tilla nuk e ndihmojnë Grubin por përkundrazi e penalizojnë

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Sa i përket atmosferës ekzaltuese e cila ndodhi, unë ditën e djeshme gjithashtu kam lexuar një shkrim tjetër në media, ku i dyshuari Artan Grubi dhe familja e tij, i kërkuan falje publikut dhe qytetarëve të Maqedonisë, nëse ajo që ndodhi ka shkaktuar parehati apo shqetësim. Ato as nuk janë organizatorë as nuk kanë për qëllim të jenë organizatorë të sjelljes së tillë ekzaltuese të individëve”.

Arresti shtëpiak i Grubit përfundoi pas skadimit të afatit ligjor, por masa të tjera paraprake mbetën në fuqi kundër tij, duke përfshirë sekuestrimin e dokumentit të udhëtimit, ndalimin e daljes nga vendbanimi i tij, dhe detyrimin për tu paraqitur në gjykatë. Grubi për heqjen e këtyre masave ditë më parë kishte ofruar 335.707 euro garanci , të cilën Gjykata Themelore Penale ia refuzoi.

Artan Grubi është i akuzuar në lëndën “Lotaria Shtetërore” për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit.

Lajme te lidhura

spot_img