Me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, nga VLEN thonë se edhe këtë vit, për 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, BDI po i mbledh në aheng privat kolltukofagët e vet.
Nga VLEN thonë se Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë private e BDI-së, por ajo është rezultat i sakrificës së një gjenerate të tërë.
“Ajo që nisi si akt i ndërgjegjes kombëtare, BDI-ja e zhbëri, duke e kthyer në bankomat për pasurim personal. Aq e gjatë është lista e të korruptuarve të BDI-së që e përdorën Marrëveshjen e Ohrit për t’i mbushur xhepat, saqë edhe partneri ynë strategjik foli publikisht për “korrupsion endemik” dhe ua vuri vulën e korrupsionit pikërisht këtyre që sot rrahin gjoksin për “shqiptari””.



