BallinaSportKampioni i ri i botës do të marrë sonte çmimin më të...

Kampioni i ri i botës do të marrë sonte çmimin më të madh në histori

Finalja e Kupës së Botës 2026 nuk do të vendosë vetëm fatin e trofeut më të rëndësishëm në futboll, por edhe një rekord financiar.

Argjentina ose Spanja do të fitojnë shpërblimin më të madh të dhënë ndonjëherë për një kampion bote.

FIFA ka vendosur një premio prej 50 milionë dollarësh për federatën që do të ngrejë trofeun në stadiumin MetLife në New Jersey. Me përfshirjen edhe të shumës prej 1.5 milionë dollarësh të dhënë për përgatitjet, kampioni i botës do të arkëtojë gjithsej 51.5 milionë dollarë nga FIFA.

Rritja e shpërblimeve gjatë dekadave ka qenë e jashtëzakonshme. Italia mori 2.2 milionë dollarë për triumfin në vitin 1982, ndërsa Argjentina në vitin 2022 fitoi 42 milionë dollarë pas suksesit në Katar.

Lista e shpërblimeve të kampionëve:

1982 – Itali: 2.2 milionë dollarë

1986 – Argjentinë: 2.8 milionë dollarë

1990 – Gjermani Perëndimore: 3.5 milionë dollarë

1994 – Brazil: 4 milionë dollarë

1998 – Francë: 6 milionë dollarë

2002 – Brazil: 8 milionë dollarë

2006 – Itali: 20 milionë dollarë

2010 – Spanjë: 30 milionë dollarë

2014 – Gjermani: 35 milionë dollarë

2018 – Francë: 38 milionë dollarë

2022 – Argjentinë: 42 milionë dollarë

2026 – Argjentinë ose Spanjë: 50 milionë dollarë

Lajme te lidhura

spot_img