Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ishte e pranishme në finalen e Kupës së Botës 2026, që po zhvillohet në stadiumin “MetLife” në New Jersey.
Artistja me origjinë nga Kosova u pa në tribunat e stadiumit duke ndjekur nga afër përballjen finale, ndërsa prania e saj tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe mediave të shumta ndërkombëtare.
Dua Lipa nuk ishte pjesë e programit artistik të ceremonisë së mbylljes, por ajo iu bashkua atmosferës së madhe të finales si spektatore, duke ndjekur emocionet e ndeshjes nga tribunat.
Finalja e Botërorit ka mbledhur në stadium figura të njohura nga sporti, muzika, kinemaja dhe politika, duke e kthyer ngjarjen në një nga eventet më të mëdha globale të vitit./KultPlus.com




