BallinaLAJMEMaqedoniProtesta e 6 Prillit, mesazh i fuqishëm nga studentët për popullin shqiptar!

Protesta e 6 Prillit, mesazh i fuqishëm nga studentët për popullin shqiptar!

Studentët shqiptarë të tre  universiteteve shqiptare  UNT,UT DHE UEJL kanë paralajmêruar  protestë më 6 prill, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Pêrmes një videoje studentët japin mesazh të  fuqishëm për popullin shqiptar!

Protesta të hênên më 6 Prill ,do të nisë në ora 12:30 nga Ura e Gurit.

Studentët thonë se Gjuha shqipe nuk mund të mbahet peng nga vullneti dhe interpretimi i ministrave, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve pa dallime politike t’i përkrahin studentët.Ata e kanë një apel edhe për partitë politike që të mos e politizojnë kauzën e studentëve, por ti ofrojnë atyre zgjidhje reale.

Protesta e 6 prillit pritet të jetë një nga reagimet më të mëdha studentore në periudhën e fundit, ndërsa çështja e përdorimit të gjuhës shqipe dhe barazisë në arsim e punësim mbetet një nga temat më të ndjeshme në vend.

Lajme te lidhura

spot_img