Sot, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, zhvilloi një takim të veçantë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
Kryetari Thaçi theksoi rëndësinë e unitetit politik dhe institucional për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, duke vlerësuar rolin e Republikës së Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe mbështetjeje për shqiptarët në rajon.
Takimi u zhvillua në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të përkushtimit të përbashkët për çështjet kombëtare .



