Këngëtarja e famshme e operës shqiptare Inva Mula do të performoj në Operë dhe Baletin Kombëtar më 28 nëntor në orën 20:00. Mula do të performojë së bashku me sopranon Deshira Ameti-Krliu, tenorin Ismet Veseli dhe Orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.
“Nën dirigjimin e Ivan Eminoviqit dhe të drejtuar nga Dejan Prošev, publiku do të ketë një mundësi të rrallë për të shijuar një program të përzgjedhur me kujdes që bashkon perlat e repertorit të operës”, thonë nga Opera dhe Baletit Nacional
Sopranoja Inva Mula poashtu ishte pjesë e filmit “Fifth Element” të Luc Besson, ku i jep zërin e saj divës mistike. Ajo ka pasur një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare dhe ka performuar në skenat më prestigjioze të botës, duke interpretuar role kryesor në operat më të mira.



