Por, Behxhet Pacolli nuk e arriti dekadën e dytë në partinë që vetë e themeloi në vitin 2006.
Pasi që presidenti i AKR-së, dorëzoi dorëheqjen nga kreu i këtij subjekti politik para rreth dy muajve.
Detaje për largimin e tij, ka dhënë për Tëvë1 ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Vesel Makolli.
Përveç kësaj, Makolli thotë se Pacolli ka pasur edhe disa probleme shëndetësore.
“Obligimet e shumta që i ka, obligimet familjare, pastaj edhe me shëndet nuk ka qenë mirë, dhe krejt kjo është ajo që ky definitivisht ka dhënë dorëheqje”, është shprehur tutje Makolli.
Ushtruesi i detyrës theksoi se në bazë të legjislacionit në fuqi për partitë politike, së shpejti do të mbahen edhe zgjedhjet e brendshme.
“Në bazë të legjislacionit në fuqi për parti politike edhe në bazë të statutit tonë, duhet ti bëjmë zgjedhjet brenda partisë, brenda pesë ose gjashtë muajsh, jemi të obligueshëm. Dhe për këtë duhet të bëhen zgjedhjet, e kemi në program zgjedhjet brenda partisë”, ka theksuar Makolli.
Tëvë1 ka kontaktuar edhe ish-kryetarin Behgjet Pacollin për të marrë një qëndrim të tij, por gjatë ditës nuk ka qenë i qasshëm.



