Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, mori pjesë në ekspozitën studentore të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Modës “Izet Curi”, një ngjarje që u zhvillua në një atmosferë plot finesë dhe krijimtari artistike.
Nëpërmjet këtij aktiviteti, që u mbështet nga Komuna e Çairit, u promovua talenti i brezit të ri të dizajnerëve të rinj, të cilët përmes punimeve të tyre prezantuan profesionalizëm, identitet dhe guxim artistik. Ekspozita u realizua në kuadër të temës së përzgjedhur për këtë vit, duke reflektuar një nivel të lartë kreativiteti dhe përkushtimi, përcjell Zhurnal.mk.
Kryetari Ganiu theksoi se Komuna e Çairit do të vazhdojë të mbështesë nismat që fuqizojnë artin, edukimin dhe të rinjtë me vizion, duke vlerësuar lart punën e profesorit Izet Curi për kontributin e tij të çmuar në edukimin e një gjenerate të re dizajnerësh.
Ekspozita u vlerësua si një platformë frymëzuese për të rinjtë dhe një hap i rëndësishëm drejt afirmimit të talenteve vendore në fushën e modës dhe artit bashkëkohor.



