BallinaLAJMEKosovëOsmani: Në takim me presidentin Suliok, diskutuam thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës...

Osmani: Në takim me presidentin Suliok, diskutuam thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas ceremonisë zyrtare të pritjes me nderime ushtarake nga presidenti i Hungarisë, Tamas Suliok ka zhvilluar takim bilateral.

Pas këtij takimi, Osmani mori pjesë në drekën zyrtare të shtruar nga presidenti Suliok, në të cilën u diskutua për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Sot në takim me presidentin hungarez, Tamas Suliok, diskutuam thellimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve tona. Potenciali për rritjen e mëtejme të bashkëpunimit Kosovë–Hungari është i madh dhe vendi ynë mbetet i përkushtuar për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet tona. Në takim i shpreha presidentit Suliok mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it, për mbështetjen e dhënë studentëve të Kosovës ndër vite, si dhe për iniciativat që kanë afruar edhe më shumë dy vendet tona”, ka thënë Osmani.

 

 

Lajme te lidhura

spot_img