Sot, më 19 maj 2025, Zëvendës Ministri i Bujqësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Flakron Bexheti, ka dorëzuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo detyrë.
Ishte një periudhë 10 mujore përkushtimi, përgjegjësie, për ti shërbyer këtij funksioni për të mirën e bujqve dhe të gjithë të tjerëve që i përfaqëson kjo Ministri. Mendoj se me dinjitet, transparencë, seriozitet dhe krenari sado pak kam kontribuar në këtë pozicion për të mirën e përgjithshme.
Faleminderit Kryeministrit, Ministrit të Bujqësisë, kabinetit qeveritar, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të mi për bashkëpunimin korrekt dhe të ndërsjellë.
Faleminderit edhe kryetarit tim Arben Taravari dhe organeve partiake të ASH për mbështetjen dhe besimin e dhënë, mendoj se në asnje moment nuk i kam zhgënjyer me punën time duke dashur ta afirmoj rolin e subjektit që përfaqësoj.
Faleminderit familjes sime, që si gjithmonë edhe kësaj rradhe më kanë mbështetur për respektimin e vendimit tim personal i bazuar në atë kolegjial. Ndihem krenar me çdo ditë të punës sime, ballëlartë e plot energji përgjegjesi për të vazhduar më tej në çdo sfidë.
I juaji
Flakron Bexheti



