Me rastin e martesës së Dua Lipës dhe Callum Turner, komuniteti arbëresh i Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet) në Sicili i ka bërë një homazh të veçantë çiftit.
Të sapomartuarve u janë dhuruar vathët tradicionalë arbëreshë “Panieri”, të punuar tërësisht me dorë nga mjeshtrit argjendarë të Gli Ori di Piana Lucito, si simbol i traditës dhe kulturës arbëreshe.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe drejtuesit e komunës së Piana degli Albanesi, duke e kthyer këtë në një moment krenarie për komunitetin arbëresh dhe kulturën shqiptare në Itali.



