Bota ndodhet përpara sprovës të një transformimi të paparashikueshëm, që mundë të paraqes edhe fundin e njeriut të deritanishëm dhe shfaqjen e një “TJETRI” të programuar. Filozofi Robert Nozik vret mendjen të gjejë kuptimin e identitetit personal nëpërmjet kohës, duke u përqendruar së pari në pasojat që ngërthen transferimi i kujtesës dhe i karakterit nga një trup në tjetrin. Në të njejtën kohë shkenca është duke bërë hapa të medha në zhvillimin e intelegjencës artificiale. Kompjuterat e sotëm kryesishtë janë të kufizuar në kryerjen e llogaritjeve të vështira dhe komplekse , por zotsia e tyre mundë të rivalizojnë me ato të trurit të njeriut. Në të ardhmen , në vendë që të kryej detyra , kompjuterat do të mendojnë mbi problem të ndryshme ; në vendë që të analizojnë të dhëna , do të arsyetojnë për të gjetur zgjidhje , në vend që të përpunojnë, do të krijojnë.
Reziku me i madhe do te jene ne nje stad te supozuar Intelegjenca Artificiale IA -ka gjasa reale qe ti jep urdhera njeriut, kompjuterët mundë të jenë te vërtetë, të vet-dijshëm në kuptimin e njohjes që qëllimeve të botës përeth tyre si dhe vendin e tyre në të. I gjith ky novitet ne shkencë , të gjitha kto ndryshime bëjnë të detyrueshme nxjerjen në plan të parë të pyejtjeve kyce, cilat janë kufijtë e papërsëristshmërisë autentike të qenjes njerzore? Ku qëndron ndërvartsia midis filozofikës dhe fizikës dhe si arrihet dhe mishërohet kjo ndërvartsi brenda një qenie të vetme njerzore? Inxhinjeringu politik dhe krijimi i liderit të kontrollueshëm janë dy koncepte të ndërlidhura që shfaqen veçanërisht në kontekste ku elitat politike, strukturat e pushtetit të thellë (deep state), apo faktorë të jashtëm përpiqen të konstruktojnë figura politike të kontrollueshme për qëllime të caktuara – shpesh për stabilitet artificial, manipulim të opinionit publik apo ndikim gjeopolitik. Ky realitet tashme na ka mberthyer brenda labirintheve te paqartesise dhe mjegullnase te cilen e kontrollojne elitat dhe deep stati Maqedonas . Shqiptaret e Maqedonise se Veriu gjenden para sprovave historike te vazhdueshme. Inxhinjeringu politik e medial për krijimin e situatave te paparashikueshme politike tashme eshte paradigma me e fuqishme politike ne vendin tone.



