Kimete Berisha
– Tash….Mashkullorja po kërkojnë ndihmë nga Presidentja!
– Nga kush po kërkojnë ndihmë?
Nga ajo që, me të drejtë, ndjehet e përmbushur që i sheh kaq të mjerë e të paditur.
– Anipse e dinë se ajo s’mund t’u bëj çare. E dinë se s’është faktor, s’ka autoritet, nuk i ecë fjala, as për çmimin e rrymës s’i ka ecur fjala, se lëre më për armiqësi politike.
– Tek ajo mund të merrni mësim vetëm se si t’i tradhtoni ata që u kanë mbështetur, pa pendesë;
se si ta ktheni të mirën me të keqe;
si të mashtroni,
ta doni veç veten,
të jini konfliktuozë;
të bëheni shumë të pasur;
si dhe të gënjeni pa lëvizur çerpikë,
-….se kur s’dini ju për vete, prej nga duhet të dijë ajo diçka më shumë se ju.
– Ajo di, por veç për vete, se afër saj s’është ‘rritur’ politikisht askush!
– Memli Krasniqi është ai që kësaj here e ka ‘faktorizuar’ Presidenten, ia ka lëmuar egon, duke u ofruar si student i saj….
…se tash prej zorit atij nuk i duket më marionetë e Albin Kurtit, po i duket ish marionetë,
– tash i duket Presidente, se e ka hetuar që ajo është prishur me të gjithë.
– Memli është i guximshëm, guxon për t’u ‘zvogëluar’ politikisht, pa pasur asnjë dert…duke e pasur mundësinë e artë të rrijë i qetë e të hesht.
– Memli Krasniqi kërkon ndihmë nga ajo që s’ka lënë të zezë pa thënë për Hashim Thaçin….se si ‘Hashim Thaçi e ka degraduar dhe turpëruar institucionin e Presidentit’, është ofendimi i saj më i lehtë.
– Qe pra, në dorë të kujt i ka mbetur partia Hashim Thaçit.
– Të gjithë ata që sot kërkojnë ‘rrugëdalje’ nga Presidentja, e kanë bërë veten qesharakë dhe apolitikë.
– Pikërisht siç ka qejf t’i shoh ajo.
– Po kërkojnë ndihmë nga ajo që e kanë mohuar.
E ajo nuk ua la falur…
– Me të drejtë, se, a falen këto ofendime:
1. Ramush Haradinaj: ‘Vjosa Osmani është Presidente e Albin Kurtit’
2.,Memli Krasniqi: ‘Vjosa Osmani është marionetë e Albin Kurtit’.
3. LDK: ‘Vjosa Osmani është notere e Albin Kurtit’
– E, Albin Kurti e ka ndërruar noteren, e jo noterja – klientin.
– Para se të bëhej ‘notere’ e Albin Kurtit, ajo Albin Kurtin e quante ‘Hugo Chávez’.
Se tek shqiptarët fjala e mirë e mbulon fjalën e keqe, por jo anasjelltas.
– E…Tash që Nonna s’ka lënë njeri pa u prishur me të, edhe me Albin Kurtin, asaj i ka marrë moti i mirë, sepse të gjithë janë bërë si ajo.
– Probleme të mëdha ka Mëhalla.
P.S. ‘Mos më shkruaj má letër,
Mos m’thirr n’telefon,
Mos më thirr n’takime,
Se tash është shumë vonë’.



