Memedali Jusufi
Libri Facebook, është bërë kryefjala ndër rrjetet sociale dhe kjo ndikon dretpërdrejt sidomos tek një adoleshent pasi është në përiudhën e pubertetit. Impakti psikologjik është i konsiderueshëm tek ata. Për hir të modeleve që ata shohin, krijojnë dhe marrëdhenit me shokët/shoqet, komunikimin, veprimin etj.
Duke iu referuar rasteve të krimit, të marrëdhënive seksuale në moshë të hershme apo komunikimin me njerëzit, veshjet vijnë si pasojë e dyzimit të përsnalitetit që krijohen nga këto rrjete sociale. Nëpërmjet fotove krijohet nje dyzim personaliteti, sepse postimi dhe like që mund të jepët në një jepet ne nje postim, bë që tëk një adoleshent të krijohet një vetvlersim i lartë tek ata, porn ë momentin që i kthehen realitetit bien në kontraditë. Kjo përplasje vë në dilemë personalitetin e tyre. Une besoj se duke lexuar një liber bota e nje adoleshenti apo të riu mund të ndihmojë në ndryshimin e psikologjisë së tij. Ndaj është shumë e rëndësishme të theksojmë bashkpunimin mes tre hallkave, familje-shkollë-komunitet. Media gjithashtu duhet të kontribuojë në promovimin e leximit të librit. Nga familja duhet të nisë kujdesja ndaj sjelljes së një të riu, nga të rinjtë duhet të nisë kuptimi i menaxhimit të kohës dhe sigurisht të jesh pjesë e jetës dinamike do të thotë të jesh përdorues i rrjeteve sociale por duke vënë në plan të parë dijen që të jep leximi i një libri, i vlefshëm për tëre jetën. Të lexosh klasikët e letërsisë, domethënë të gjesh çelësin e leximit, për të shpjeguar botën tënde, të sotmen. Duhet të rikthehemi tek klasikët që, për fat të keq, sot lexohen me vështirësi. Ata, me mjeshtërinë e vet, na marrin për dore nga kohët e tyre, që mund të jenë shumë të largëta, për të na sjellë në kohët tona. Sepse njeriu është po ai, që ishte në kohën kur kryqëzohej Krishti! Vijon të kryqëzojë e të kryqëzohet! Të martirizojë e të martirizohet. E gjithë këtë mund ta rijetojmë, duke shfletuar faqet e librave të zgjedhur, kryeveprave, kryemjeshtrave, nga Bibla, tek Ungjijtë, nga Homeri, Virgjili, Shekspiri, Dante, Balzaku, Tolstoi….
Mund të fillosh nga secili prej tyre, për të zbuluar faqe të tjera, që, duke të gozhduar në karrike, të bëjnë të jetosh me të gjitha kohët e në të gjitha vendet. Dihet se ku mund t’i gjesh. Në librari, a në bibliotekë. Një qytet pa librari, është vend pa zemër! E, sidomos, pa tru!Librat janë si makinat e ndalura. Mjafton të përdorësh çelësin, për të hapur portën e për të hyrë në botën e imagjinatës. Mjafton të takohesh me një lexues të apasionuar, për të të pushtuar i njëjti pasion. Për fat të keq sot shumë nga ata që propozojnë leximin në shkollë, janë lexues të papasionuar. Kush e propozon librin, nuk lexon. Duke i penguar edhe të tjerët të lexojnë, sepse nuk mund ta transmetosh një pasion, që nuk e ndjen fuqimisht në shpirtin tënd, as të propozosh leximin, kur nuk e ke provuar se libri të pasuron. Kur e përfundon së lexuari një libër dhe e mbyll faqen e fundit, të duket sikur ndahesh nga një mik. Ndërsa ndjen se ke hapur në shpirt një faqe të re.



