BallinaNë fokusKohe te arta solidarizimi

Kohe te arta solidarizimi

Memedali Jusufi

Maqedonia eshte nje shtet e cila imponon nje solidaritet ne mes shqiptareve . Ne cdo ambient qe ndodhemi flasim me ze te ulet per hallet qe kemi . Maqedonia me kushtetutë është e përkufizuar si shtet i maqedonasve dhe pastaj i të gjithë të tjerëve. Ky përkufizim vetvetiu krijon varshmëri institucionale nga maqedonasit si popull shtet-formues dhe në kushte të tilla shqiptarët gjithmonë janë ata që kërkojnë dhe kontestojnë. Maqedonasit janë zotëruesit e shtetit dhe ata që japin e marrin, ata të cilët e kanë përvetësuar dokumentin e pronësisë së shtetit. Debati politik zhvillohet vetëm në një drejtim, duke anashkaluar debatin e vërtetë, sa i përket kërkesave të shqiptarëve, të cilët historikisht kanë qenë të qëndrueshëm dhe këmbëngulës në atë që e kërkojnë për pozitën e tyre në këtë shtet. Pse te genjehemi edhe ne punen e perditshme tonen skishim se si ta injoronim kete fakt. Ishin kohe te arta te gazetarise. Gjithçka që kishim e ndanim bashkërisht dhe qemë aq fanatikë lidhur me profesionin tonë sa nuk flisnim kurrë për ndonjë gjë tjetër. Puna na kishte lidhur aq fort me shoqi-shoqin, sa pak kohë mund të mbetej për jetën intime të çdonjërit prej nesh. Në orën pesë të pasdites i gjithë stafi mblidhej spontanisht sa për t’u çlodhur nga ten-sioni i përjetuar gjatë ditës dhe për të pirë një kafe në ndonjë vend ku mund të zhvillohej veprimtari editoriale. Ishin mbledhje të hapura, ku diskutohej me zjarr rreth temave të çdonjërës prej rubrikave dhe ku viheshin pikat mbi “i” për numrin e mëngjesit të ditës së nesërme. Personat që nuk mësonin gjë prej gjëje në debatet e ndezura 24-orëshe të asaj akademie shëtitëse ose të gjithë ata që mërziteshin për vdekje nga bisedat e pafundme që zhvilloheshin, qenë pikërisht ata që dëshironin ose që mendonin se tashmë ishin gazetarë, por në të vërtetë nuk qenë të tillë. Rubrika që kërkonte vërtetë finesë dhe që mbartte në vetvete goxha prestigj ishte ajo e editorialeve. Puna e reporterit ishte më e nënvleftësuara, pasi personi që e kryente atë ishte rëndom ndonjë riosh, të cilit i ngarkoheshin detyra që nuk shkonin përtej shërbimeve të një çiraku. Si koha ashtu edhe profesioni kanë dëshmuar se sistemi nervoz i gazetarisë vepron sipas një stili që lëviz në drejtim të përkundërt me akrepat e sahatit; domethënë, në moshën 19-vjeçare unë isha studenti më i keq që kishte fakulteti i historise dhe e nisa karrierën e gazetarit si anëtar i redaksisë së editorialeve. Dalëngadalë, duke punuar rëndshëm, arrita të çaj përpara, duke punuar sa në një sektor në tjetrin, derisa u bëra një reporter i vjetër e i përkorë. Ushtrimi i këtij profesioni kërkonte një kulturë të gjerë, çka ta ofronte edhe vetë mjedisi i punës. Leximi ishte një nevojë e domosdoshme që nuk hynte te kërkesat e mirëfillta të punës. Njerëzit që janë autodidaktë zakonisht janë lakmiqarë për të nxënë sa më shumë dhe i përvetësojnë gjërat shpejt. Kjo gjë vlen sidomos për moshatarët e mi, ngaqë të gjithë digjeshim nga dëshira të çanim shtigjet për ta çuar sa më përpara atë që ne e quanim vetmevete profesioni më i mirë në botë. Alberto Lleras Camargo, një gazetar i moçëm, i cili në dy raste do të bëhej presidenti i Kolumbisë, nuk kishte marrë as diplomën e shkollës së lartë. Krijimi i mëvonshëm i shkollave të gazetarisë erdhi si rrjedhojë e reagimit të rretheve akademike kun-drejt faktit që profesionit i mungonte formimi shkollor. Tash për tash, kjo gjë nuk vlen vetëm për median e shkruar, por për të gjitha fushat e medias që ekzisto-jnë ose që do të shpiken. Sidoqoftë, në një përpjekje të dëshpëruar për t’u shtrirë sa më shumë edhe emri i përulur që mori ky profesion qysh në fillim të shekullit të 15-të, tashmë është braktisur. Tash nuk e quan më kurrkush gazetari, por shkenca e komunikimit ose komunikimi masiv. Pa hyrë në hollësira, rezultatet e përftuara nuk janë dhe aq inkurajuese. Studentët që diplomohen nga institucionet akademike me pretendime tejet të mëdha dhe aspak realiste, ndonëse jetën e kanë përpara, duket që nuk kanë kurrfarë pika kontakti me realitetin dhe problemet kryesore të jetës në botën e njëmendtë, dhe më fort se profesionit e aftësive të lindura i kushtojnë rëndësi e vëmendje të pazakontë mënyrës se si të spikasin.

Lajme te lidhura

spot_img