BallinaLAJMEShqipëriRama në Gjirokastër, takim me strukturat socialiste për reformën territoriale

Rama në Gjirokastër, takim me strukturat socialiste për reformën territoriale

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Gjirokastër, ku do të zhvillojë një takim me strukturat e Partisë Socialiste në kuadër të diskutimeve për reformën e re territoriale.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 12:00 në ambientet e teatrit “Zihni Sako”, ku Rama do të bashkëbisedojë me strukturat socialiste të bashkive që, në reformën e re territoriale do t’i bashkohen bashkive të tjera si Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova.

Pas Gjirokastrës, kryeministri pritet të vijojë axhendën e tij edhe në Vlorë, ku gjatë pasdites ka planifikuar disa takime dhe ndalesa.

Në Vlorë, Rama pritet të zhvillojë rreth orës 16:00 një bashkëbisedim me qytetarët në Pallatin e Kulturës, ku reforma territoriale do të jetë gjithashtu në fokus. Më pas, axhenda e tij parashikon ndalesa në Lungomare dhe në ish-Parkun Aulona.

Kryeministri pritet të prezantojë një prej projekteve të parashikuara për transformimin e hapësirës në një zonë çlodhëse dhe kreative për qytetarët dhe vizitorët.

Axhenda e Ramës në jug të vendit pritet të përmbyllet me një ndalesë në territorin e Bashkisë Selenicë, ku gjithashtu janë parashikuar takime.

Lajme te lidhura

spot_img