Memedali Jusufi
Ne historine moderne te publicistikes shqiptare ,nje nga temat me te diskutuara padyshim ka qene debati rreth identiteti shqiptare . Eqrem Qabej shkroi vepren “ Shqiptaret ne mes Lindjes dhe Perendimit “.Kjo ese e përmbledhur mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare, e shkruar gati 70 vjet më parë, konsiderohet akoma edhe sot si një tekst themeltar për kuptimin dhe shpjegimin e historisë dhe mentalitetit shqiptar. Në kapituj të shkurtër, por intensive që trajtojnë elementet e ndryshëm që influencojnë formimin e karakterit të një populli dhe kulturës së tij, autori përshkruan karakteristikat gjeografike të vendit, diskuton origjinën e emrit të popullit, forcat centrifuge në karakterin shqiptar dhe influencat e huaja, d.m.th çdo gjë që e bën Shqipërinë një udhëkryq mes lindjes dhe perëndimit Shkrimi i Rexhep Qoses eseja e tij “Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare” mund të vlerësohet si një krijim publicistik që ka nxitur një ndër debatet me interesante në hapësirën publike shqiptare. Një ndër këto debate të njohura është ai Qosje – Kadare. Karakteristikë e veçantë e këtij debati është mënyra e ndryshme e të interpretuarit dhe të kuptuarit të identitetit të popullit shqiptar, nisur nga pikëpamja fetare, historike, filozofike dhe kulturore. Në shkrimin e lartpërmendur Qosja përshkruan shqiptarët si një popull që i përket tri feve dhe se mu ky fenomen e bën “më të pasur” dhe “më të përbërë” identitetin e tij kombëtar. Përkundrejt pohimeve të disa intelektualeve, se shqiptarët i takojnë vetëm qytetërimit perëndimor, Qosja në lidhje me këtë, shpreh një skepticizëm të madh. Si argument, ndër tjerash, ai përmend faktin se “shqiptarët nuk do të përjetonin ndarjen në katër shtete po do t’iu njihej e drejta e jetës në një shtet”. Më tutje ai thekson se “Shqiptarët, në të vërtetë, u takojnë dy qytetërimeve: qytetërimit perëndimor dhe qytetërimit lindor”. Dhe, është mu kjo tezë që nxiti një reagim tek Kadare, i cili shigjeton Qosen në sprovën e tij ” Identiteti evropian i shqiptarëve”, duke përfaqësuar mendimin se Populli shqiptar nuk ka “identitet gjysmak” por atë evropian. Debati Kadare-Qosja u quajt debati për identitetin e shqiptarëve që u zhvillua më 2006-7, i quajtur kështu sipas dy protagonistëve kryesor të tij. I nisur si polemikë mes Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes, shumë shpejt u përfshinë intelektualë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora Shume studjues mendojne se ky debat reth identitetit shqiptare jane dobishme , nder ta edhe Aurel Plasari sipas tij debate të tilla për çdo komb janë të dobishme. Dhe për çdo kohë. Jo vetëm në to nuk ka kurrgjë të keqe, por është fat për një kulturë që në një debat të tillë të ketë qëndrime të ndryshme, qoftë edhe të përkundërta, deri edhe të skajshme. Që debatuesit mund të mos e kuptojnë këtë fat të kulturës, ky mbetet problem i tyre dhe i dy taborëve që mbrapa tyre pozicionohen. Dy taborët që i tërheqin litarin njëri-tjetrit: po përdor përfytyrimin e Migjenit. Në këtë debat nuk kam ndërhyrë veçse në mënyrë anësore, padashtë. Ndoshta ngaqë kam pasur rastin të shprehem edhe vetë për çështjet e “identitetit” nga pikëpamja që e quajmë kulturëhistorike, gjerm. Kulturhistorische. Grindjet e vazhdueshme ndër vite të pasqyruara në shtyp si debate të dy akademikve apo diskutime të dy
kolosëve shqiptarë nuk janë gjë tjetër vecse një pasqyrë e qartë e asaj që i ka munguar dhe i mungon Shqipërisë dhe shqiptarëve – një identitet i plotë i popullsisë shqiptare e ndarë sot në disa shtete, e ndarë në dy religjionet kryesore, e ndarë në tradita, e ndarë në botkuptime, por që i bashkon, bashkëjetesa fetare dhe ajo më kryesorja- gjuha shumë e lashtë e quajtur sot shqipe. Sigurishte debati i Kadaresë dhe Qoses ka qenë ai i dy njerëzve tejmase autoritarë në mendimin shqiptar dhe që duhen dëgjuar si të atillë. Prej këtij pozicioni po lejohem të them që bëjnë pështyje më shumë hollësira të tjera profesionale, hollësi historike mbase, për të cilat dy debatuesit e mëdhenj mund të ku ndërshtohen që ç’ke me të. Mbaj mend në njërin nga tekstet e debati ku Kadareja përmend përparësinë e katolicizmit për shqiptarët si “më i vjetër” se ortodoksizmi, pakashumë kështu. ”. Në e ka pasur fjalën thjesht për konceptet katolicizëm dhe ortodoksizëm në rrafshin diakronik, do t’i kisha rekomanduar të lexonte një vepër të rëndësishme të dy autorëve anglezë me titull “Kur Papët e Romës ishin ortodoksë”. Në e ka pasur hallin për të zgjedhur mes Rome dhe Kostandinopoje, do të duhej të dinte se prej shek. V një varg i gjatë kryepeshkopësh të Kryepeshkopatës më të vjetër shqiptare, asaj të Durrësit, venin në Kostandinopojë si në shtëpinë e tyre, pa dashur t’ia dinin për Romën. Simetrikisht mbaj mend që Qosja, në një pjesë të debatit, shprehej për të drejtën dhe lirinë që çdo bashkësi besimtarësh shqiptarë të vejë për pelegrinazh aty ku dëshiron e ku e ka për traditë: muslimanët në Mekë, katolikët në Romë dhe ortodoksët në Stamboll. Qosja kritikon ashpër ismail Kadarenë, sepse sipas tij ai bën thirrje që shqiptarët të ndërrojnë fe. “Mos do të thotë kjo se feja të cilën e ka një përqindje më e madhe e shqiptarëve është më e mirë se sa tjetra?”, pyet Qosja dhe më pas sulmon qëndrimet e shkrimtarit shqiptar Argumentat e Prof.Qoses i cili përdor frazat e Ismail Kadaresë për ti komentuar paraqesin në fakt shqetësimin e sotëm për shumë probleme sociale, politike, dhe sigurisht problemin kryesor atë të identitetit kombëtar.


