Si zakonisht, çdo të enjte të fundit të muajit mbahet seancë plenare në të cilën deputetët kanë mundësi t’u parashtrojnë pyetje ministrave dhe kryeministrit.
Kuvendi sot do ta mbajë seancën e fundit para pushimit veror, kushtuar pyetjeve të deputetëve, transmeton Pa Censurë.
Si zakonisht, çdo të enjte të fundit të muajit mbahet seancë plenare në të cilën deputetët kanë mundësi t’u parashtrojnë pyetje ministrave dhe kryeministrit.
Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi caktoi tri seanca plenare. Deputetët zgjodhën Meri Dika Georgievskën për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese dhe miratuan dy ligjet që kanë të bëjnë me huatë nga Banka Botërore.



