BallinaSportShkëndija me fitore udhëton drejt historisë në Bukuresht!

Shkëndija me fitore udhëton drejt historisë në Bukuresht!

Kampioni i futbollit nga Maqedonia, Shkëndija, realizoi një sukses të madh duke e mposhtur në shtëpi ekipin rumun FCSB (Steaua) me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Alhassan dhe tani në ndeshjen kthyese në Bukuresht do të kërkojë një arritje historike. Deri më tani, asnjë ekip nga Maqedonia në këtë format nuk ka arritur të luajë në raundin e tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve, ndërsa kalimi në këtë fazë do të siguronte një “vjeshtë evropiane”.
Shkëndija e Tetovës zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe me meritë u gëzuan para rreth 7.000 shikuesve në Arenën “Todor Proeski” në Shkup. Ndeshja, përveç golit të vetëm, u karakterizua edhe me intervenime të shkëlqyera nga portierët e të dyja skuadrave, si dhe me dy kartonë të kuq. Kjo është një fitore e madhe për Shkëndijën, e cila në Rumani do të luftojë të paktën për një vend në Ligën e Konferencës të UEFA-s.

Lajme te lidhura

spot_img