BallinaKulturë“Turandot” nga Giacomo Puccini më 27 maj , në kuadër të...

“Turandot” nga Giacomo Puccini më 27 maj , në kuadër të programit të “Netëve Operistike të Majit”.

Kryevepra operistike “Turandot”nga Giacomo Puccini vjen në një interpretim spektakolar në Operën dhe Baletin Nacional,më datën 27 maj me fillim të orës 20.00. Ngjarja është pjesë e programit të edicionit të 53-të të Festivalit “Netët Operistike të Majit”.

Dirigjent i shfaqjes do të jetë Xhanluka Martinengi nga Italia, ndërsa regjia, skenografia dhe kostumografia janë realizuar nga regjisori me famë botërore, Xhankarlo del Monako, emri i të cilit është sinonim i prodhimeve operistike të nivelit më të lartë. Për koreografinë është përgjegjëse Sasha Eftimova, koncert-mjeshtër është Jane Bakevski, ndërsa mjeshtre të korit: Gjurgjica Dashiq dhe Jasmina Gjorgjievska.

Në rolin kryesor të princeshës Turandot do të paraqitet sopranoja me famë botërore Veronika Xhioeva nga Rusia, në rolin e Kalafit do të performojë tenori kinez, Xh-Zhao Guo, rolin e Lius do ta interpretojë Biljana Josifov, rolin e Timurit – Vlladimir Sazdovski, ndërsa në rolet e tjera do të paraqiten: Dragan Ampov, Jane Dunimaglloski, Dejan Stoev, Dime Petrov, Marjan Nikolovski, së bashku me korin, orkestrën dhe ansamblin e baletit të Operës dhe Baletit Nacional.

“Turandot” është një operë në tre akte nga Giacomo Puccini. Është shkruar mbi libretin e Xhuzepe Adami dhe Renato Simoni, bazuar në përshtatjen e Fridrih Shiller të dramës “Turandot” nga Karlo Goci. Puçini vdiq pa e përfunduar operën, e cila më pas u përfundua nga Franko Alfano. E karakterizuar nga një material muzikor “i pazakontë”, ku spikat përdorimi inovativ i korit dhe orkestrës, stili i Puçinit në këtë vepër është veçanërisht i njohur për meloditë e gjera dhe ekspresive. “Turandot” është e pasur me momente të bukurisë së admirueshme melodike, që kulmojnë në arien e paharrueshme të tenorit, një ndër më të bukurat në letërsinë operistike, “Nessun dorma” (Askush nuk flenë).

 

Lajme te lidhura

spot_img