Në kuadër të edicionit të 54-të të festivalit prestigjioz Mbrëmjet Operistike të Majit, më 16 maj, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Opera dhe Baleti Nacional do të vihet në skenë kryevepra e Giacomo Puccini, opera “Toska”.
Në kuadër të edicionit të 54-të të festivalit prestigjioz Mbrëmjet Operistike të Majit, më 16 maj, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Opera dhe Baleti Nacional do të vihet në skenë kryevepra e Giacomo Puccini, opera “Toska”.
Tragjedinë dramatike të Puçinit do ta dirigjojë dirigjenti mysafir nga Polonia, Marcin Nałęcz-Niesiołowski, ndërsa regjia mban firmën e Ognjan Draganov. Skenografia është realizuar nga Zoran Nikolovski, kostumografia nga Marija Pupuçevska, ndërsa mjeshtre të korit janë Gjurgjica Dashiq dhe Jasmina Gjorgeska. Koncert-mjeshtre e produksionit është Verica Lambeska.
Në rolin kryesor të Florija Toskës do të performojë sopranoja Marija Jeliq, në rolin e Kavaradosit do të paraqitet tenori Milen Boshkov, ndërsa rolin e Skarpias do ta interpretojë baritoni italian Ivan Inverardi.
Në rolet e tjera marrin pjesë Vladimir Sazdovski, Dragan Ampov, Marjan Nikolovski, Kristian Antovski, Nikola Çedomirovski dhe Desanka Gligorijeviq, së bashku me korin dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.
“Toska” është një operë në tre akte e Puçinit, e krijuar mbi libretin e Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa, e frymëzuar nga drama e Victorien Sardou. Që nga premiera e saj e deri më sot, kjo vepër ka ruajtur vëmendjen e publikut falë tensionit dramatik dhe shprehjes së fuqishme muzikore.
Më shumë se një shekull pas krijimit, “Toska” vazhdon të mbetet një nga operat më të interpretuara në skenat botërore, duke sjellë një histori të fuqishme ku përplasen dashuria, pushteti dhe tragjedia njerëzore.

PORTA24 është një portal informativ që ofron lajme dhe përmbajtje të larmishme në shqip. I themeluar me synimin për të qenë një burim i besueshëm informacioni, PORTA24 mbulon një gamë të gjerë temash, duke përfshirë aktualitetin, politikën, ekonominë, kulturën, sportin dhe teknologjinë.

