BallinaKulturëDoli nga shtypi libri i ri për fëmijë: “Shokët e Lagjes” –...

Doli nga shtypi libri i ri për fëmijë: “Shokët e Lagjes” – një udhëtim emocional në lagjet e vjetra të Shkupit

Sot doli nga shtypi libri më i ri me tregime për fëmijë me titull “Shokët e Lagjes”, një vepër e cila sjell përjetimet e fëmijëve dhe kafshëve në njërën nga lagjet më të vjetra të Shkupit.

Libri sjell një mozaik ndjesish, lojërash dhe situatash që fëmijët përjetojnë çdo ditë, duke ruajtur thjeshtësinë dhe bukurinë e jetës në lagje. Me një stil të ngrohtë dhe përplot emocione, ky libër është një thesar për lexuesit e vegjël – por edhe për të rriturit që duan të rikthehen në fëmijërinë e tyre.

Stafi realizues i tregimeve me titull ” Shokët e Lagjes” redaktor Nehat Jahiu, recenzent Ali Qerimi dhe lektore Merita Abazi.
Rregullimi kompjuterik dhe dizajni kopertinës Mejreme Kajolli Tusha.

Ky botim është një dhuratë e çmuar për bibliotekat familjare dhe shkollore, duke i ftuar lexuesit në një botë të mbushur me miqësi, aventura dhe ngrohtësi njerëzore.

Lajme te lidhura

spot_img