BallinaLAJMEVLEN: Pas 24 vitesh pritje, Ligji për përfaqësim të drejtë po bëhet...

VLEN: Pas 24 vitesh pritje, Ligji për përfaqësim të drejtë po bëhet realitet

Nga Koalicioni VLEN thonë se e përshëndesin opinionin pozitiv të Komisionit të Venecias për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke theksuar se ky vlerësim hap rrugën për miratimin e ligjit dhe mbyll një pritje 24-vjeçare. Sipas VLEN-it, ky ligj tregon se përfaqësimi i drejtë po kthehet nga premtim politik në zgjidhje konkrete ligjore, e bazuar në standarde evropiane dhe meritokraci, dhe se kjo çështje nuk do të lejohet më të përdoret për lojëra politike, por do të zgjidhet përfundimisht përmes një administrate publike profesionale dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha komunitetet

Reagimi i plotë:

Koalicioni VLEN përshëndet opinionin pozitiv të Komisionit të Venecias për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të prezantuar nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, duke i dhënë dritë jeshile procesit që mbyll një pritje 24-vjeçare.

Ky ligj është dëshmi se kur ka vullnet politik, parimi i përfaqësimit të drejtë nuk mbetet në fjalë, por shndërrohet në LIGJ. Përfaqësimi i drejtë po ecën përpara, i bazuar në standarde evropiane dhe në parimin e meritokracisë.

VLEN është i vendosur që kjo çështje të mos mbetet më peng i lojërave politike, por të marrë zgjidhje të plotë ligjore, për një administratë publike profesionale, funksionale dhe inkluzive për të gjitha komunitetet.

Për 24 vite kjo çështje është përdorur dhe stërpërdorur për retorikë dhe kalkulime politike, pa u kthyer kurrë në zgjidhje ligjore.

Sot, VLEN po e mbyll këtë kapitull duke e shndërruar përfaqësimin e drejtë në LIGJ.

Lajme te lidhura

spot_img