BallinaLAJMEVetura me targa të Tetovës godet policin, arrestohet shoferi

Vetura me targa të Tetovës godet policin, arrestohet shoferi

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar një 28-vjeçar nga fshati Poroj, pasi i njëjti ka goditur me veturë një zyrtar të policisë. Paraprakisht, polici kishte kërkuar që personi në fjalë të ndalohej për kontroll.

“Më 19.12.2025 në ora 12:50, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.A. (28) nga fshati Poroj, sepse i njëjti tek rrethrrotullimi i rrugës “Ilinden” me rrugës “Iliria” në Tetovë me automjetin “Audi” me targa të Tetovës, nuk ka ndaluar në shenjën e dhënë ,,stop” dhe me automjetin ka goditur një zyrtar policor, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas ndërmarrjes së masave, ai është gjetur dhe privuar nga liria, ndërsa zyrtarit policor i janë konstatuar lëndime trupore në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas dokumentimit të rastit, kundër E.A. do të parashtrohen kallëzimet përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lajme te lidhura

spot_img