BallinaLAJMEBOTAUNHCR: Ndryshimet klimatike shkaktuan zhvendosjen e miliona njerëzve

UNHCR: Ndryshimet klimatike shkaktuan zhvendosjen e miliona njerëzve

Pasojat e ndryshimeve klimatike tashmë detyruan miliona njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre, paralajmëroi Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR) para fillimit të sotëm të Konferencës së KB-së për klimën KOP30, që do të mbahet në qytetin brazilian Belem.

“Gjatë dekadës së kaluar, katastrofat në lidhje me kushtet e motit shkaktuan rreth 250 milionë zhvendosje të brendshme, që është ekuivalente me më shumë se  67.000 zhvendosje në ditë”, bëhet e ditur në raportin e UNHCR-së.

Shtohet se tre e katërta e njerëzve të zhvendosur për shkak të konflikteve jetojnë në vende të cilat janë veçanërisht të ndjeshme në efektet nga ndryshimet klimatike.

UNHCR si kriza klimatike i thekson vërshimet në Sudanin jugor dhe në Brazil, valë rekorde të nxehtësisë në Keni dhe në Pakistan dhe mungesën e ujit në Çad dhe në Etiopi.

Lajme te lidhura

spot_img