Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se është i zhgënjyer me liderin rus dhe nuk mendon se Vlladimir Putini do ta ndalë luftën në Ukrainë, deklaroi ai para gazetarëve në Uashington.
Trampi tha gjithashtu se sot më vonë do të flasë me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.
Mbrëmë, Trampi tha se telefonata me Putinin nuk ka sjellë në ndonjë përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.



