BallinaLAJMEBOTATetë të huaj midis viktimave në tragjedinë me funikularin "Gloria" në Lisbonë

Tetë të huaj midis viktimave në tragjedinë me funikularin “Gloria” në Lisbonë

Të paktën tetë shtetas të huaj janë midis të vdekurve gjatë daljes nga shinat të funikularit “Gloria” në Lisbonë dy ditë më parë, njoftuan autoritetet portugeze.

Midis viktimave janë dy kanadezë, dy koreano-jugorë, një amerikan, një zviceran, një gjerman dhe një ukrainas. Sipas policisë, kombësitë u përcaktuan në bazë të dokumenteve personale, komunikimeve dhe kontakteve me njerëz të afërt.

Shërbimi portugez i prokurorisë më parë informoi se në tragjedinë kishte edhe pesë shtetas portugezë, si dhe dy koreano-jugorë dhe një zviceran. Kombësitë e tre të vdekurve nuk janë përcaktuar ende.

Disa media lokale publikuan se midis viktimave është edhe një familje gjermane. Policia konfirmoi se një nga burrat e vdekur është gjerman, ndërsa në mesin e të lënduarve është një grua gjermane dhe një fëmijë trevjeçar me lëndime të lehta, pa specifikuar nëse janë të afërm.

Lajme te lidhura

spot_img