Sot mbushen 16 vjet nga tragjedia në Liqenin e Ohrit, kur gjatë fundosjes së anijes “Ilinden” jetën e humbën 15 turistë nga Bullgaria fqinje.
Aksidenti ndodhi më 5 shtator të vitit 2009, në orën 10:30. Anija “Ilinden” e cila transportonte 57 udhëtarë nga Ohri për Shën Naum, si pasojë e një defekti mekanik, mbingarkesë dhe panik, u rrokullis dhe fundos në largësi rreth 250 metra nga bregu i liqenit, te autokampi “Eleshec”.

Tetë nga viktimat ishin banorë të komunës Anton, katër të Pirdop dhe nga një nga komunat Zllaticë, Mirkovë dhe Ribaricë.
Për nder të të vdekurve është vendosur përmendore në parkun te kanali Studençishtë.



