BallinaLAJMEBOTASpanjë: Punonjësja pushohet nga puna se erdhi në punë 40 minuta më...

Spanjë: Punonjësja pushohet nga puna se erdhi në punë 40 minuta më herët

Një grua nga qyteti spanjoll Alikante u pushua nga puna për shkak që shkonte në punë para kohe. Në shpjegimin për pushimin nga puna është theksuar se ajo nuk i kishte ndjekur rregullat e kompanisë.

Punëdhënësi pretendon se shkuarja më herët në punë është shkelje serioze e rregullave të kompanisë, shkelje e disiplinës në punë dhe mosrespektim i udhëzimeve të eprorëve.

Punonjësja disa herë u paralajmërua se shkuarja e saj në punë 40 minuta para orarit të punës ishte e pakuptimtë, por ajo vazhdoi, gjë për të cilën u pushua nga puna.

Ajo në gjykatë e kundërshtoi shkarkimin. Gjykata e mbrojti punëdhënësin, duke theksuar se punonjësja kishte “shkelur rëndë detyrimet e saj të punës”.

Lajme te lidhura

spot_img