Federata kombëtare e fermerëve me përkrahja të Organizatës suedeze për zhvillim We Effect sot në Dojran do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të grave rurale.
Janë paralajmëruar fjalime të kryetarit të Federatës kombëtare të fermerëve, Stevançe Jordanoski, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtoreshës së We Effect për Amerikën Latine, Evropën dhe Palestinën, Pia Stavas Majer.
Do të mbahet edhe panel diskutim me temë “Barazia gjinore në mjediset rurale – sfidat dhe mundësitë”, ku do të marrin pjesë Biljana Petrovska-Mitrevska, menaxhere projektuese në Federatën kombëtare të fermerëve, Darko Tishovski nga Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, fermeret Vangelina Parmaçka dhe Lidija Bogdanovska, si dhe Fadrije Mustafovska, kryetare e shoqatës “Radika De”.
Në kuadër të panel-diskutimit, do të prezantohet raporti rajonal “Shqyrtimi i pozitës së grave rurale në vendet e Ballkanit Perëndimor”, i cili ofron mbikëqyrje gjithëpërfshirëse në gjendjen dhe elaborimin e sfidave dhe mundësive për avancimin e pozitës së grave në mjediset rurale në rajon.
Do të ndahen edhe mirënjohje për fermere të re të suksesshme nga mjediset rurale, për tre operatore të suksesshme të ushqimit, për aktiviste, e cila me vite e ngrit zërin e grave rurale dhe për anëtare afatgjate të Federatës kombëtare të fermerëve, si dhe mirënjohje për angazhim dhe luftë për shoqëri të barabartë pa varfëri.
Dita ndërkombëtare e grave rurale është shënuar në vitin 1995 në Konferencën e 4-të botërore për gratë në Pekin, ndërsa është shpallur për ditë zyrtare në vitin 2007 nga ana e Asamblesë së përgjithshme të KB-së.



